Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

Suksesi në derbi vjen me kosto, dy titullarë shqetësojnë Allegri-n

Suksesi në derbi përballë Inter bëri me krah tifozët e “djallit”, me Milan që “parakaloi” në renditje rivalin e tyre të përjetshëm duke kapur vendin e dytë në Serie A. Allegri dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë të insistojnë se objektivi i klubit mbetet prezenca në Champions League, por shifrat e vendosin Milan në garë me kohë të plotë për titullin kampion, fundja janë vetëm 2 pikë larg Romës kryesuese. Të paangazhuar në turnet evropian, Milan është i fokusuar totalisht në Serie A, ky është një bonus shumë i madh, por Allegrin nuk po e lënë të qetë dëmtimet e shumta. Edhe përballë Lazio-s, tekniku kuqezi duhet të bëjë llogaritë me dy shqetësime të lehta, mbeten për tu vlerësuar gjendja e Saelemaekers dhe Cristian...