U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Erzen Ukën dhe Julian Çumrakun, të arrestuar pak ditë më parë në Orosh. Roland Islami, avokati i Erzen Ukës tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm. Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë sepse e ka thirrur Julian Çumrakun sepse janë shokë. Nuk është i dyshuar për terrorizëm, sipas avokatit për armëmbajtje pa leje. Çumaraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i kam mbledhur në fshat, sipas avokatit të Ukës.