Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Minatorët e SPAÇIT ia dalin të fitojnë të drejtat e tyre falë ndërmjetësimit të kryebashkiakut Mëlyshi
Pas rreth dy muajsh protesta për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, minatorët e Spaçit në Mirditë kanë mbyllur organizimin e tyre të përditshëm protestues. Përmes një tubimi të zhvilluar në hyrje të rrugës së Spaçit, ata njoftuan se tashmë do t’i hapin rrugë ndjekjes së çështjes së tyre në mënyrë ligjore. Organizatorët u shprehën të vendosur se do ta vijojnë betejën deri në plotësimin e të gjitha 10 kërkesave që i janë dorëzuar kompanisë turke “Tete Albania”.Tubimi u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët garantuan mbështetje të plotë deri në zgjidhjen e problemeve të minatorëve. Pas mbylljes zyrtare të grevës, një përfaqësi e minatorëve, e ndërmjetësuar nga kryetari i Bashkisë Mirditë,...