Në Shqipëri vetëm 4 të arrestuar, operacioni i sotëm zbatim i masave të nxjerra nga antimafia e Breshias

Në Shqipëri vetëm 4 të arrestuar, operacioni i sotëm zbatim i masave të nxjerra nga antimafia e Breshias

Nga Elton Qyno – Syri.net Ajo që po ndodh sot në një operacion të përbashkët hetimor mes prokurorisë së Breshias dhe prokurorisë së Posaçme SPAK, mbështetet në hetimet mbi komunikimet në aplikacionin “Sky” dhe rastet e dokumentimit të disa episodeve të trafikut të drogës në territorin Italian. Suksesi i këtij hetimi është totalisht i prokurorisë së Breshias që ka ndjekur rastin për disa vite me radhë. Ndërsa SPAK sot ka ekzekutuar ato pak masa sigurimi “arrest në burg” që u kanë sjellë italianët në dorë. SPAK, ka ndihmuar italianët për pasurimin e dosjes së tyre me informacione për shqiptarët e përfshirë në aktivitet kriminal, por ajo që tashmë dihet është fakti i përsëritur që italianët janë udhërrëfyesit e këtij hetimi. Më qëllim zhvillimin e këtij...