Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

Sekuestrohen makina luksoze me vlerë 110 mijë euro në Tiranë, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë vendit. Pas hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy shtetas të dyshuar për trafikim automjetesh nga Italia drejt Shqipërisë. Të dyshuarit, G. G., 34 vjeç, dhe S. S., 40 vjeç, akuzohen për trafikim të automjeteve luksoze si dhe për falsifikim dokumentesh me qëllim targimin dhe shitjen e tyre në vend. G. G dyshohet për trafikimin e një automjeti tip “Lynk&Co”, ndërsa S. S për trafikimin e një “Benz GLC”, ku në këtë të fundit dyshohet edhe ndryshim i numrit të shasisë. Në kuadër...