Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Xabi Alonso shuan “konfliktin” me Vinícius: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer
27 Nëntor 2025 13:50 Alfred Lleshi Xabi Alonso ka qetësuar zërat për konfliktin me Viníciusin: “Marrëdhënia ime me Vinícius është e shkëlqyer… Ai është një lojtar kyç për ne, kemi besim të ndërsjellë. Flasim para ndeshjeve; ai e di çfarë mendoj unë dhe unë e di çfarë mendon ai. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë vendime së bashku”. Deklaratat e trajnerit vijnë pas muajsh ulje-ngritje mes tyre; nga përplasjet dhe përjashtimet (uljet në stol) te fjalët e mira. Sipas mediave spanjolle, ditët e fundit ishin përhapur me forcë zëra për një krisje që e kishte shtyrë Vinícius t’i komunikonte Florentino Pérezit se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, e cila skadon më 2027. Dalja publike e Xabi Alonsos shihet si një tentativë për...