Ilir Meta, i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO. Avokati: Sot fillon përballja me regjimin

Ilir Meta, i pranishëm në seancën paraprake në GJKKO. Avokati: Sot fillon përballja me regjimin

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Ai është vetë i pranishëm në këtë seancë, siç paralajmëroi para se të hynte në ambientet e gjykatës avokati i tij, Kujtim Cakrani. “Sot fillon përballja me regjimin”, tha avokati për mediat e pranishme. Po sot, zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë ku shqyrtohet ankimimi i tij për masën e arrestit me burg. Në dosjen ndaj ish-presidentit Meta përfshihen edhe ish-bashkëshortja e tij dhe tre persona të tjerë. Ata përballen me akuza që lidhen me korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim. Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Monika Kryemadhi është nën masën...