Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lumi Osum del nga shtrati në fshatin Veterrik të Beratit, tokat dhe serat nën ujë
Prej më shumë se një jave vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Po si paraqitet sot situata në qarkun e Beratit? Sipas informacioneve autoritetet lokale bëjnë me dije se: Lumi Osum prej pasdites së djeshme ka filluar ngritje graduale të nivelit. Nga prurjet lumi ka pësuar dalje nga shtrati në fshatin Veterrik në pikën e daljes javën shkuar ku ka përmbytur toka bujqësore rreth 30-40 ha. Momentalisht niveli i lumit Osum është drejt rënies. Lumi Devoll, nga EC Kuçovë për shkak të shkarkimeve me kuotë të ulet nga HEC Banjë, lumi ka prurje por është brenda shtratit të tij. Për shkak, të prurjeve të të dy lumenjve, Osum dhe Devoll, niveli në lumin Seman ka pësuar rritje dhe ka dalje nga...