Rihapet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, drejtuesit e mjeteve mund të qarkullojnë normalisht

Rihapet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, drejtuesit e mjeteve mund të qarkullojnë normalisht

Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtimin nga Tirana drejt qytetit, është rihapur për qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së punonjësve në terren dhe stabilizimit të skarpatës së dëmtuar, lëvizja e mjeteve mund të kryhet normalisht, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën e vendosur.