Zanatet e shkrimtarëve para se të bëheshin të famshëm/ Ja me çfarë janë marrë…

Zanatet e shkrimtarëve para se të bëheshin të famshëm/ Ja me çfarë janë marrë…

Për shkrimtarët suksesi nuk është aspak i garantuar. Pikërisht për këta arsye, shpesh, shkrimtarët janë të detyruar të bëjnë punë nga më të ndryshmet, edhe të rëndomta. Edhe kur suksesi vjen, s’është e thënë të vijë në moshë të re. Ja me çfarë janë marrë disa nga autorët më të mirë të të gjitha kohërave. James Joyce, para se të bëhej i famshëm me “Uliksin” ishte këngëtar dhe pianist, përveçse ushtroi profesionin e mësuesit. Vladimir Nabokov, autori i të famshmes “Lolita”, ishte një entomolog tejet i vlerësuar që merrej me studimin e insekteve. Margaret Atwood me gjithë pakënaqësinë e saj punonte në një kafene në Toronto. Douglas Adams ka punuar si roje sigurie në një hotel dhe si truproje e një familje manjatësh nafte në...