Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kontrolle ‘të hekurta’, në kufi/ I kërkuar në Itali për vrasje, kapet në Kakavijë shqiptari
Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane. Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore. I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij.