Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

Rumania nënshkruan marrëveshje për blerjen e sistemeve franceze të mbrojtjes ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen e 231 sistemeve të mbrojtjes ajrore Minstral (MANPADS) – që prodhohen nga kompania e raketave MBDA – dhe 934 raketa. Në marrëveshje përfshihen edhe trajnimet, simulatorët dhe logjistika. Në njoftimin e lëshuar nuk u specifikua se kur këto pajisje do të dërgohen në Rumani. Ligjvënësit rumunë fillimisht kishin miratuar planin për blerjen e këtyre armëve më 2022. Rumania, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor me Ukrainën...