Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Thyente xhamat e automjeteve, tabakinove dhe vidhte para, identifikohet dhe arrestohet 22-vjeçari në Durrës
Një 22-vjeçar i cili ishte kthyer në makthin e qytetarëve të Durrësit është identifikuar dhe arrestuar për vjedhje. Në pranga ra shtetasi Gabriele Bardho, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”. Top Channel