Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Plani sekret i Gjermanisë për një luftë me Rusinë
Gjermania po ecën me ritme të përshpejtuara për të zbatuar një plan sekret ushtarak për një konflikt të mundshëm me Rusinë, shkruan Wall Street Journal. Plani, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që prej më shumë se dy vitesh në garnizonin Julius Leber në Berlin. Dokumenti përshkruan një operacion gjigant logjistik që do të kishte në qendër territorin gjerman: lëvizjen e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s drejt lindjes në rast të një agresioni rus. Ai specifikon portet, hekurudhat, autostradat, urat dhe pikat kritike që do të përdoreshin për të dërguar forcat në front, si dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre...