Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dëshmia tronditëse e Fatos Klosit për masakrën e “21 janarit”, ja kush e dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit…
Thuajse pesëmbëdhjetë vite pas masakrës së “21 Janarit”, zbardhja e kësaj ngjarjeje, e cilësuar si “më e rënda e 30 e ca vjetëve të demokracisë,” mbetet thelbi i drejtësisë. Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetit (SHISH) dhe dëshmitar okular i protestës, vjen me një dëshmi thelbësore që synon të godasë direkt urdhërdhënësin e vrasjeve në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011. Duke folur në një intervistë për “Abc News”, z. Klosi është i bindur se urdhri për të gjuajtur mbi turmën, gjë e ndaluar absolutisht nga rregulloret, sipas tij, erdhi “nga shumë lart”. Ai thekson se vrasjet nuk ishin një reagim mbrojtës, por një akt i paramenduar, pasi ato ishin “të programuara”. Qëllimi i ish-kryeministrit të kohës, Sali Berisha thekson ai, ishte i...