Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Heshtje skandaloze nga institucionet”/ Deputeti Baçi denoncon kaosin në Fier: Përmbytje, ndotje…faktet flasin vetë
Deputeti Luan Baçi ka denoncuar pasojat e reshjeve të ditëve të fundit në Fier, duke theksuar se përmbytjet kanë mbuluar me ujë qindra hektarë toka të mbjella, sera me produkte të ndryshme dhe disa rrugë rurale. Sipas deputetit, situata është përkeqësuar edhe më tej nga mungesa e ujit të pijshëm në disa zona urbane dhe rurale, ku në çezma ka dalë llum dhe baltë. Baçi ngriti alarmin edhe për daljen në sipërfaqe të tonelata mbetjeve urbane në grykëderdhjen e Semanit, duke e cilësuar një ndotje të rëndë mjedisore. Ai akuzoi Bashkinë Fier dhe Ministrinë e Mjedisit se janë në dijeni të situatës, por po e kalojnë në heshtje, duke lejuar abuzime dhe përfitime në kurriz të qytetarëve. Reagimi i plotë: Reshjet e ditëve të fundit,...