Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe: “Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, mendoj se ishim të shkëlqyer. A është ky viti i Arsenal në Champions? Nuk e di, nuk mund...