Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

Atletico Madrid i jep fund magjisë së Inter në Evropë, me ekipin e Simeones që i shkarkoi zikaltërve humbjen e parë në këtë edicion të Champions League. Në Madrid u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste për shënim që në minutën e parë ku Dimarco provoi të gjente trekëndëshin nga një goditje dënimi. Situata u ndez në minutën e 10-të, ku Atletico gjeti golin e avantazhit me Julian Alvarez, por zikaltërit protestuan gjatë për prekje të topit me dorë gjatë atij aksioni, e konsideroi të tillë fillimisht edhe gjyqtari i takimit, por e konsideroi të rregullt pasi rishikoi pamjet në VAR. Inter flirtoi sërish me golin, por Barella ishte i pafat ku goditja e tij u përplas në traversë. Më në fund, pas disa tentative,...