Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
8 gola dhe shumë spektakël, PSG triumfon ndaj Tottenham, Enrique përkëdhel Vitinha-n: Ishte spektakolar
8 gola të shënuar dhe spektakël pafund në sfidën PSG-Tottenham, me sheikët francez që në fund triumfuan në shifrat 5-3, një ndeshje ku pa diskutim heroi kryesor ishte Vitinha, autor i një “triplete”, por kjo ishte një ndeshje e veçantë edhe për Kolo Muanin, me francezin që i realizoi një dygolësh kundër ish ekipit të tij. Richarlison hapi siparin e golave, me brazilianin që me kokë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Vitinha realizoi një super gol duke barazuar shifrat. “Gjelat” anglez heshtën Parisin me fillimin e pjesës së dytë ku Kolo Muani me një predhë të vërtetë kaloi Tottenham në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi 3 minuta më vonë, Vitinha realizoi një...