Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lumë kokaine drejt Romës, goditet grupi i drejtuar nga shqiptari në Holandë
Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet trafikimi droge që furnizonte me kokainë tregun e Romës. Guardia di Finanza e kryeqytetit italian, në bashkëpunim me Antimafian (DDA), ka ekzekutuar urdhër-arreste ndaj 8 personave, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikun e lëndëve narkotike. Siç shkruan RAI, hetimet zbuluan se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili jetonte në Holandë dhe përmes platformave të komunikimit të enkriptuar, koordinonte trafikun e kokainës drejt vendeve të ndryshme të Europës, përfshirë Italinë. Sipas autoriteteve, rrjeti kishte krijuar edhe një qelizë aktive në Romë, e cila priste ngarkesat e kokainës, i depozitonte në vende të sigurta dhe më pas i shpërndante në pikat kryesore të shitjes në kryeqytet. Zona si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De’...