Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë. Të shtënat ndodhën vetëm dy blloqe godinash në veriperëndim të Shtëpisë së Bardhë, pranë vendit të njohur Farragut Square. Kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, foli për një “sulm të synuar” në një konferencë për shtyp. Një nga gardistët arriti të hapë zjarr. Edhe autori i dyshuar është qëlluar, dhe trajtohet në sptal. Dy personat e qëlluar janë anëtarë të Gardës Kombëtare nga shteti i Virxhinias Perëndimore, pjesë e trupave të vendosur në kryeqytet me urdhër të Presidentit Donald Trump. Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre. FBI-ja dhe kryetarja e bashkisë së Uashingtonit, D.C., deklaruan...