Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sekuestrohen 130 kg lëndë narkotike/ Goditet banda e trafikut të kokainës në Itali, drejtohej përmes platformave…
Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, e cila sipas hetimeve paraprake dyshohet se drejtohej nga një shtetas shqiptar me banim në Holandë, raportojne mediat italiane. Në kuadër të operacionit të koordinuar nga Antimafia e Romës, janë ekzekutuar masa sigurie ndaj tetë personave të përfshirë në rrjetin kriminal. Sipas hetimeve, shtetasi shqiptar i dyshuar si drejtues i grupit koordinonte përmes platformave të mesazheve të enkriptuara trafikun e kokainës drejt disa vendeve evropiane, përfshirë Italinë. Në Itali, një pjesë e grupit merrej me marrjen e ngarkesave, depozitimin dhe shpërndarjen e tyre në zonat kryesore të aktivitetit të paligjshëm në kryeqytet, si Borghesiana, Pigneto, Spinaceto, Torre Spaccata, Alessandrino, Tor De Cenci, Finocchio, Capannelle dhe Tor Bella Monaca. Për transportin e drogës dyshohet...