Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Dosja 5D’, shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja
Në GJKKO është shtyrë seanca ndaj të pandehurve për dosjen 5D. Shkak është bërë mungesa e ish drejtorit të bashkisë Redi Molla dhe avokatëve të tij. Kujtojmë që Redi Molla ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë njëri nga avokatët mungonte për shkak të problemeve shëndetësore të një familjari, ndërsa avokati tjetër kishte informuar gjykatën se nuk mund te paraqitej për arsye shëndetësore. Seanca e radhës për dosjen 5D u caktua në 10 dhjetor. Molla po hetohet për dosjen e famshme 5D, që çoi pas hekurave disa prej drejtorëve në Bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK pretendon se Molla ka qenë “pronari de facto” i kompanisë 5D Konstruksion, që ka përfituar në mënyrë...