Tragjike në Gjermani, 63-vjeçari vret dy fëmijët e tij, gruan dhe motrën

Tragjike në Gjermani, 63-vjeçari vret dy fëmijët e tij, gruan dhe motrën

Gjermani – Tragjedi familjare në Reutlingen: 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Reutlingen të Gjermanisë, ku një 63-vjeçar vrau katër anëtarë të familjes së tij dhe më pas i dha fund jetës. Sipas policisë gjermane, të gjitha viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Viktimat janë motra e autorit, 60 vjeçe, bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, si dhe dy djemtë e çiftit, të moshës 27 dhe 29 vjeç. Trupat e tyre u gjetën në vende të ndryshme të qytetit. Ngjarja u zbulua kur një kujdestar social gjeti të vdekur 60-vjeçaren në banesën e saj të martën në mëngjes. Pas këtij zbulimi, policia nisi menjëherë hetimet duke identifikuar 63-vjeçarin si personin kryesor të dyshuar. Ulrich P. unternahm...