I gjenden doza kokaine gati për shitje, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

I gjenden doza kokaine gati për shitje, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, iu gjetën sasi të ndara kanabisi dhe rreth 265 gramë kokainë, të përgatitura për shitje. Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel