Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndërprerja e transportit publik, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për të ardhurat vetjake dhe buxhetin e vitit 2026. Seanca do të fillojë në orën 15:00. Ky zhvillim vjen pas disa ditësh bllokimi të transportit publik, për shkak të grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit, si edhe problemeve financiare të komunës. Situata ka shkaktuar radhë të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban. Asamblistët e Vetëvendosjes kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe do të votojnë pro bartjes së të ardhurave vetjake të kryeqytetit. Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka deklaruar se është në kompetencë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të vlerësojë...