Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nuk ka kthim pas për dosjen e “Gërdecit”, GJKKO nuk pranon largimin e Irena Gjokës dhe mbyll derën e çdo…
Gjyqi i masakrës së Gërdecit nuk do të nisë nga fillimi. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar ditën e djeshme kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për tu larguar nga gjykimi i ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Seancën e kaluar, 11 nëntor, ishte vetë Gjoka që kërkoi largimin nga gjykimi me argumentin se ka qenë gjyqtare e seancës paraprake dhe se çështjen e mori pasi i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por, zëvendëskryetari i GJKKO Erion Bani pasi shqyrtoi kërkesën e gjyqtares Gjoka, e rrëzoi me argumentin se nuk ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë. Vendimin e relatoi vetë gjyqtarja Irena Gjoka në seancën e djeshme. Ndërkohë, prokurori Klodian Braho relatoi një pjesë të provave shkresore që kërkoi të bëhen pjesë e shqyrtimit gjyqësor dhe seanca...