Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zyrtare, qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë deri 15 mijë lekë në bazë të…
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhje e djeshme shpërblimin financiar për pensionistët dhe kategoritë e veçanta të përfituesve me rastin e festave të fundvitit. Sipas vendimit, pensionistët që marrin pension deri në 20,000 lekë, si edhe disa kategori të tjera përfituesish, do të marrin një shpërblim prej 15,000 lekësh. Po ashtu, këtë vlerë do ta përfitojnë edhe kategoritë e veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës, veteranët e LANÇ-it, përfituesit e pensioneve për vjetërsi shërbimi deri në 20 000 lekë dhe punonjësit që kanë punuar në miniera, industri ushtarake, metalurgji apo sektorë të tjerë të përcaktuar me ligj. Ndërsa pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të përfitojnë një shpërblim prej 10,000 lekësh. Ky grup përfshin pensionet e...