Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kutia e Pandorës” hapet në javën e parë të dhjetorit, si SPAK po shkon tek urdhëruesit e vrasjeve të “21 janarit”…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) po intensifikon hetimet për dosjen e “21 Janarit” dhe ditët në vijim duket se mund të sjellë zhvillimet më të bujshme të 14 viteve të fundit. Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa juristja dhe aktivistja e njohur, Brizida Gjikondi, në një intervistë për “ABC News”, theksoi se vendimet e Strasburgut e kanë cilësuar tashmë ngjarjen si “krim shtetëror”, duke orientuar qartë drejtim e hetimeve. Ajo tha se SPAK ka punuar në qetësi për muaj të tërë, duke marrë dëshmi të reja nga persona që nuk janë bërë publikë. Sipas Gjikondit, hetimi i ri nuk lidhet vetëm me çështjen “Aleks Nika”, por synon të shkojë drejt zinxhirit të urdhëruesve dhe strukturave komanduese të...