Treni përplas punëtorët e hekurudhës, 11 viktima në aksidentin më të rëndë hekurudhor të dekadës në Kinë

Treni përplas punëtorët e hekurudhës, 11 viktima në aksidentin më të rëndë hekurudhor të dekadës në Kinë

Një tren ka përplasur një grup punëtorësh hekurudhorë të enjten e 27 nëntorit,  duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur dy të tjerë, në qytetin jugperëndimor të Kinës, Kunming. Ky është aksidenti më i rëndë hekurudhor në më shumë se një dekadë që ndodh në Kinë. Treni, i cili po testonte pajisjet për zbulimin e tërmeteve, goditi punëtorët në një seksion të harkuar të shiritit hekurudhor në stacionin Luoyang Town të qytetit. Reuters shkruan se stacioni në provincën Yunnan ka rifilluar shërbimet normale, ndërsa shkaku i aksidentit po hetohet. Rrjeti hekurudhor i Kinës është më i madhi në botë, pasi shtrihet në mbi 160 kilometra dhe duke realizuar miliarda udhëtime çdo vit. Megjithëse është vlerësuar për efikasitetin e tij, ai ka qenë nën vëzhgim pas disa...