Super interes për Botërorin, shiten mbi 2 milionë bilita ende pa u hedhur shorti i ndeshjeve

Super interes për Botërorin, shiten mbi 2 milionë bilita ende pa u hedhur shorti i ndeshjeve

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Amerikë është ende më shumë se gjashtë muaj larg, por pritja po rritet midis tifozëve në të gjithë globin për atë që presidenti i FIFA, Gianni Infantino, e ka shpallur “Kupa e Botës më e madhe ndonjëherë”. Siç raporton “Kicker”, organi qeverisës botëror për futbollin ka njoftuar se gati dy milionë bileta janë shitur tashmë. Mbajtësit e biletave as nuk e dinë se cilat ndeshje do të shohin, pasi shorti i grupeve të Kupës së Botës do të zhvillohet më 5 dhjetor, në Uashington. Pasi shorti dhe orari të publikohen të nesërmen, biletat individuale për ndeshje dhe ekipe të zgjedhura në fazën e grupeve do të jenë të disponueshme për herë...