Shtypi anglez kryqëzon Guardiolën: E zëvendësoi turpin me poshtërim…

Shtypi anglez kryqëzon Guardiolën: E zëvendësoi turpin me poshtërim…

27 Nëntor 2025 9:41 Alfred Lleshi Pep Guardiola duket se nuk po merr më kreditet për gjithçka ka bërë te Manchester City. Pavarësisht trofeve të shumtë, skuadra e tij po lufton për t’u rikthyer në nivelin e duhur, pa sukses deri tani. Humbja 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në Champions u prit shumë keq nga mediat angleze, të cilat e sulmuan ashpër trajnerin katalanas. “The Independent” shkroi: “Nata e jubileut të Guardiolës ishte zhgënjyese dhe fajin e ka vetëm ai. Në ndeshjen e tij të 100-të në Champions hodhi në fushë formacionin rezervë dhe pa skuadrën të humbiste për shkak të vetëkënaqësisë së tij”. “Goal.com” ishte edhe më i ashpër: “Ç’po mendoje, Pep? Guardiola po paguan çmimin e lënies së Haaland e të tjerëve në stol...