Tri të dhënat kyçe që shpjegojnë turpërimin e Barcelonës ndaj Chelsea

Tri të dhënat kyçe që shpjegojnë turpërimin e Barcelonës ndaj Chelsea

27 Nëntor 2025 9:45 Alfred Lleshi Barcelona zhvilloi në Londër një nga ndeshjet më të dobëta në aspektin individual dhe kolektiv. Gabimet e lojtarëve dhe mungesa e koordinimit çuan në humbjen 3-0 ndaj Chelsea, një turpërim i pasqyruar qartë edhe nga statistikat. Sipas “Opta”, Chelsea dominoi në tri aspekte ku zakonisht Barça është superiore: posedim, pasime dhe goditje. Chelsea pati 55.4% të posedimit kundrejt 44.6% të Barçës. Në pasime, anglezët realizuan 514 të tilla, ndërsa katalanasit vetëm 418, gati 100 më pak. Edhe më domethënëse ishin pasimet në një të tretën e fundit të fushës: 123 për Chelsea kundrejt vetëm 56 të Barcelonës. Në “shënjestër”, londinezët i trefishuan katalanasit: 15 goditje totale (6 në portë) kundrejt 5 të Barçës (vetëm 2 në kuadrat). Edhe statistikat...