“Mbrojtja me halle”/ Buxheti dyfishohet, por Ministria nuk arrin të përdorë fondet

“Mbrojtja me halle”/ Buxheti dyfishohet, por Ministria nuk arrin të përdorë fondet

Shpenzimet e planifikuara për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur ndjeshëm gjatë viteve 2021–2024, por realizimi i tyre ka mbetur dukshëm më i ulët se parashikimet, duke krijuar një hendek gjithnjë e më të madh mes buxhetit të miratuar dhe atij që përfundimisht shpenzohet. Të dhënat e përpunuara nga Kuvendi i Shqipërisë tregojnë se, ndërsa qeveria ka rritur planifikimet buxhetore për mbrojtjen e vendit nga 24.7 miliardë lekë në vitin 2021 në mbi 40.6 miliardë lekë në 2024, përdorimi real i fondeve ka mbetur prapa, duke e ulur ndjeshëm përqindjen e realizimit. Në vitin 2021, realizimi arriti rreth 93% të planit, ndërsa një vit më vonë situata u përmirësua, duke shkuar në rreth 97%. Por pas vitit 2022, ritmi ka ndryshuar. Në vitin 2023 u shënua...