Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin! Nga puna tek kushtet më të mira të jetesës, ja cilat janë arsyet kryesore

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin! Nga puna tek kushtet më të mira të jetesës, ja cilat janë arsyet kryesore

Në Shqipëri, njerëzit me synime migrimi në të ardhmen e afërt ose të largët përbëjnë 33% të popullsisë, një nga nivelet më të larta në rajonin e CESEE (Europa Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe një tregues i qartë i presionit të vazhdueshëm demografik që vendi po përjeton. Kjo shifër përfshin ata që planifikojnë të largohen brenda një viti, ata që konsiderojnë emigrimin në dekadën e ardhshme, si dhe një pjesë të konsiderueshme të individëve që nuk e përjashtojnë kategorikisht mundësinë e emigrimit. Diferenca me vendet e Europës Qendrore është e ndjeshme: në Çeki dhe Hungari, vetëm 7% e popullsisë raporton synime të tilla. Të dhënat vijnë nga raporti i vitit 2024 e OeNB Euro Survey, i cili mat rregullisht qëndrimet ndaj migrimit në vendet e...