Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK zbardh dinamikën: Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërcanës dhe gruas së tij, roli…

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK zbardh dinamikën: Hakmarrje për ekzekutimin e Boran Bërcanës dhe gruas së tij, roli…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur rolet e katër të pandehurve në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur me 10 Gusht 2018 ne qytetin e Shkodres. Prokuroria e Posaçme informon se krimi është organizuar nga Behar Brajoviq si shenjë hakmarrje për vrasjen e Boran Bërcanas dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve), ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2018, po ashtu në Shkodër. Sipas SPAK, Behar Brajoviq ia ka atribuuar vrasjen e dyfishtë Ibrahim Licit, nipit të Fatbardh Licit. Ekzekutori i drejtpërdrejtë, informon organi i akuzës, ka qënë Astmer Bilali, ndërsa autorët kanë lëvizur me një automjet të vjedhur. Pas krimit, mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e Safet Rustemit dhe...