Sot seanca e radhës paraprake për dosjen ‘Meta’/ GJKKO vendos, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim

Sot seanca e radhës paraprake për dosjen ‘Meta’/ GJKKO vendos, për kalimin ose jo të çështjes për gjykim

Zhvillohet sot në GJKKO seanca e radhës paraprake për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve, pas shtyrjes herën e kaluar për shkak të mungesës së avokatit Kujtim Cakrani. Edhe më herët seanca u shty për shkak të kërkesës së avokatit të Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun....