Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha: Prokuroria ka përdorur masat më lehtësuese ndaj Ballukut dhe Ramës! Ata janë një grup i strukturuar kriminal
Në një konferencë për shtyp, lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi dje Prokurorinë se ka marrë “masa lehtësuese” ndaj ministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama në hetimet për tunelin e Llogarasë. Ai tha se çdo veprim i Ballukut “është diktuar nga Rama” dhe se Prokuroria po lejon pengimin e hetimit. Berisha deklaroi se nga dosja “rezulton një grup i strukturuar kriminal” i përbërë nga zyrtarë të ministrisë dhe drejtorë të përfshirë në prokurime, që sipas tij kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare. “Çështja Rama-Balluku është unike në Europë. Unë u them shqiptarëve se prokuroria dhe gjykata kanë përdorur masat më lehtësuese që mund të përdornin ndaj Lubi Ballukut dhe Edi Ramës. Së pari, është faktuar tani në mënyrë të pamohueshme se çdo akt, çdo...