Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë
27 Nëntor 2025 8:10 Alfred Lleshi Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”. Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”. Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar...