Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Neuer me gafën e vitit, Arsenal ul me këmbë në tokë Bayernin. Liverpool për turp, spektakël në Paris (video)
Arsenal i ka shkaktuar Bayern Munich humbjen e parë për këtë sezon. Londinezët fituan 3-1 në “Emirates” në supersfidën e kesaj jave në Champions League. “Topçinjtë” kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 69-të, Calafiori kroson në zonë, Noni Madueke mposht Manuel Neuer. Në minutën e 77-të, pas një kundërsulmi model dhe gafës së madhe të Manuel Neuer, Gabriel Martinelli shënoi golin e tretë për Arsenalin. Surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga “Anfield”, aty ku Liverpool është...