Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbappe magjik, por Reali rrezikon shumë në fund. Inter digjet në fund, fitore e madhe nga Atalanta. Sporting nuk fal në shtëpi
Real Madrid ka fituar 3-4 në transfertën greke në Pire ndaj Olympiacos. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte padyshim Kylian Mbappe me 4 gola të shënuar. Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të. Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon me kokë golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për Real Madridin. Grekët e nisin me gol edhe në pjesën e dytë, Mehdi Taremi shënon me kokë në minutën e...