Princi saudit blen pikturën e Da Vinçit, ja shifra marramendëse e saj

Princi saudit blen pikturën e Da Vinçit, ja shifra marramendëse e saj

Piktura e Jezu Krishtit e Leonardo da Vinçit, e cila u shit për një rekord prej 450 milionë dollarësh në ankand muajin e kaluar, u ble nga departamenti i kulturës dhe turizmit i Abu Dhabit. Njoftimi ishte kthesa e fundit në një sagë mbi pikturën, pasi u raportua se blerësi ishte princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman. “Christie’s mund të konfirmojë se departamenti i kulturës dhe turizmit, Abu Dhabi, po blen Salvator Mundi nga Leonardo da Vinçi. Jemi të kënaqur të shohim se kjo pikturë e jashtëzakonshme do të jetë në dispozicion për publikun në Louvre të Abu Dhabit”,- tha shtëpia e ankandeve në një deklaratë. Salvator Mundi (latinisht për ‘Shpëtimtarin e Botës’) është një pikturë që i atribuohet tërësisht ose pjesërisht artistit italian...