Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash

Mbape bën histori/ Shënon tre gola brenda 6 minutash

Kilian Mbape shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Olimpiakos dhe Real Madrid në Greqi dhe për sulmuesin francez, kaq mjaftoi për të hyrë në histori, teksa mori që sot kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve. Ky ishte tregolëshi i tretë i tij në Ligën e Kampioneve që kur ka veshur fanellën e Realit, duke u kaluar vetëm nga Benzema (4), Pushkash e Di Stefano (5) dhe Kristiano Ronaldo (7) në historinë e klubit. Tre golat e shënuar brenda 6 minutash e 42 sekondash, e bëjnë këtë tregolëshin e dytë më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampioneve, të kaluar vetëm nga Salah i cili në vitin 2022 kishte shënuar ndaj Rejnxhërs...