Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, vriten dy anëtarë të Gardës Kombëtare
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së kanë ndërruar jetë në Uashington, raporton Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem. Të shtënat ndodhën një bllok pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe tre persona janë dërguar në spital, përfshirë dy anëtarë të Gardës Kombëtare të plagosur. Një i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është duke u intervistuar lidhur me ngjarjen. Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin. Nuk është ende e qartë nëse anëtrët e gardës ishin shënjestra e sulmit, apo nëse ata ndërhynë për të parandaluar një shkëmbim zjarri. Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe...