Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërrojnë jetë 2 anëtarët e Gardës Kombëtare

Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërrojnë jetë 2 anëtarët e Gardës Kombëtare

Dy anëtarët e Gardës Kombëtare të cilët u plagosën ditën e sotme në SHBA kanë humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Mediat amerikane raportojnë se dy anëtarët e Gardës u qëlluan me plumba ndërsa ndodheshin pranë Shtëpisë së Bardhë. Sipas informacionit të ofruar nga policia e Uashingtonit dhe mediat lokale, dy anëtarët e Gardës Kombëtare hapën zjarr ndaj sulmuesit para se të qëlloheshin. Të shtënat ndodhën në cep të Rrugës së 17-të dhe Rrugës H NW, një zonë e njohur dhe afër Shtëpisë së Bardhë.