Qëllohen dy ushtarë të Gardës Kombëtare, Trump: Autori do të paguajë një çmim shumë të lartë

Qëllohen dy ushtarë të Gardës Kombëtare, Trump: Autori do të paguajë një çmim shumë të lartë

Bota E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 21:49 Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar pranë Shtëpisë së Bardhë. Siç raportojnë mediat e huaja, gjendja e tyre nuk dihet për momentin, ndërsa automjete të emergjencës kanë shkuar në zonë. Një i dyshuar ka rënë në pranga, bazuar në njoftimin e Policisë Metropolitane të Washington D.C. Presidenti amerikan, Donald Trump, ishte në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida kur ndodhi ngjarja. Ai ka reaguar i tronditur në rrjetin e tij social, Truth, ku shkruan: “Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe...