Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Adelina Ismaili nderohet me Mirënjohjen Presidenciale në mbrëmjen gala të recitalit të saj
Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 22:02 Në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes gala të mbajtur sonte në AMC Hall, pak çaste para se të niste recitalit i shumëpritur i Adelina Ismailit, skena u mbush me emocione të forta dhe duartrokitje të pafund. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ngjit në skenë për t’i dorëzuar këngëtares së njohur Mirënjohjen Presidenciale, një vlerësim i rrallë për kontributin e saj dekadash në muzikën shqiptare. Gjatë fjalimit të saj, Presidentja Osmani e cilësoi Adelinën si një figurë të pazëvendësueshme të skenës sonë: një artiste që jo vetëm e ka revolucionarizuar muzikën moderne shqiptare, por ka shërbyer edhe si frymëzim për disa breza. “Adelina është një nga ikonat më të mëdha të muzikës sonë,” theksoi Osmani, duke...