Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Van Dijk luan volejboll, Perisic hesht “Anfield” por Szoboszlai rikthen barazpeshën. Real Madrid e nis keq në Pire (video)
26 Nëntor 2025 21:17 Telesport Sfidat e mbrëmjes kanë nisur me surpriza në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool është duke barazuar 1-1 ndaj PSV. Holandezët gjetën golin që në minutën e 5-të, Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virgil van Dijk. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 15-të. Ne Pire, Chiquinho befasoi Real Madridin duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve. Olympiacos kryeson 1-0. Edhe në “Metropolitano” është zhbllokuar ndeshja, Julian Alvarez shënon për vendasit. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë. SHIKOGOLAT