Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Zhbllokohet supersfida në “Emirates”, Mbappe hesht grekët “hat-trick” për 7 minuta (video)
26 Nëntor 2025 21:30 Telesport Ka ardhur goli i parë në “Emirates”, në supersfidën Arsenal-Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Ndërkohë në Pire, ka ardhur përmbysja e shpejtë e Real Madrid ndaj Olympiacos. Chiquinho befasoi Real Madridin duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të. Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga. SHIKOGOLAT