45′ e para: Spektakël në “Emirates”, Mbappe i jashtëzakonshëm në Pire. Atletico mjaftohet me golin e Alvarez

45′ e para: Spektakël në “Emirates”, Mbappe i jashtëzakonshëm në Pire. Atletico mjaftohet me golin e Alvarez

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League, ku nuk kanë munguar golat. Në “Emirates”, Arsenal po barazon 1-1 ndaj Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid është duke fituar 1-0 ndaj Interit, falë golit të Julian Alvarez në minutën e 9-të. Për golin e argjentinasit u desh edhe konfirmimi i VAR, pasi ziklatrit pretenduan për një prekje të topit me dorë. Në Pire, Olympiacos e nisi mjaft mirë ndaj Real Madridit, Chiquinho befasoi madrilenët duke shënuar një gol shumë të bukur...